Ndërlidhjet

Rriten ndjeshëm viktimat nga terrorizmi


Ilustrim

Ilustrim

Numri i vdekjeve nga terrorizmi është rritur për 61 për qind në periudhën 2012-2013.

Indeksi i Terrorizmit Global bën të ditur se në vitin 2013 kanë ndodhur afro 10,000 sulme terroriste, çfarë do të thotë 44 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Raporti thekson se grupet militante, si: Shteti Islamik, Al Kaida, Boko Haram dhe Talibanët, janë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve.

Iraku, sipas raportit, është vendi i prekur më së shumti nga terrorizmi.

Raporti nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe thotë se afro 18,000 njerëz kanë vdekur nga sulmet terroriste më 2013.

XS
SM
MD
LG