Ndërlidhjet

Mustafa: Momentet e reja imponojnë sjellje të re


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrethanat e reja kanë bërë që koalicioni paszgjedhor ta ketë të vështirë të bëjë ndryshimet e nevojshme për qeverisje të mirë të vendit.

“LDK-ja mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë, LDK-ja do të mbajë takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e tij demokratike, në harmoni të interesave të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Blloku paszgjedhor i partive: Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje, është futur në një krizë të thellë rreth postit të kryeministrit.

Këtë post e synojnë edhe LDK-ja, edhe AAK-ja dhe asnjëra prej tyre nuk heq dorë.

Për pasojë, ka gjithnjë e më shumë zëra se blloku do të ndahet.

Po ashtu nuk përjashtohen mundësitë për rirreshtime të reja politike.

XS
SM
MD
LG