Ndërlidhjet

SHBA rishikon politikën për lirimin e pengjeve


Peter Kassig, amerikani i fundit që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.

Peter Kassig, amerikani i fundit që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar rishikimin e politikave për lirimin e shtetasve amerikanë, që mbahen peng nga grupet militante jashtë vendit.

Njoftimi vjen pasi Uashingtoni ka konfirmuar vdekjen e punëtorit të ndihmës, Peter Kassig, i cili është amerikani i tretë që ekzekutohet me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.

“Qëllimi i administratës ka qenë gjithmonë që të përdorë çdo burim të përshtatshëm brenda kufijve ligjorë, që të ndihmojnë familjet për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG