Ndërlidhjet

Një në 10 burra britanikë paguan për seks


Ilustrim
Ilustrim

Një studim i shprehive seksuale tregon se më shumë se një në dhjetë burra në Britani paguajnë për shërbime seksuale.

Shumica e këtyre 11 për qind të burrave kanë vizituar pika turistike të seksit, të tilla si Bangkoku dhe Amsterdami, raporton BBC.

Raporti në revistën Infeksionet e Transmetuara Seksualisht thotë se pagesa për seks është lidhur me “sjellje të tjera hedoniste dhe të rrezikshme”, përfshirë të dehurin dhe përdorimin e drogës.

Raporti thotë se profesionistët e rinj kanë paguar më shumë sesa “burrat e vjetër dhe të vetmuar”.

Të gjitha këto të dhëna vijnë nga Anketa e Tretë Kombëtare për Qëndrimet Seksuale dhe Mënyrën e Jetesës.

Vetëm 0.1 për qind e grave të anketuara, të moshës 16-74 vjeçe, kanë thënë se kanë paguar për seks.

XS
SM
MD
LG