Ndërlidhjet

Netanyahu: Do të hakmerremi me “dorë të rëndë”


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të përgjigjet me “dorë të rëndë” ndaj sulmit në një sinagogë të Jerusalemit, i cili ka vrarë së paku katër besimtarë hebrenj.

“Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i goditjes nga Hamasi dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, goditjes që bashkësia ndërkombëtare e ka injoruar në mënyrë të papërgjegjshme”, ka thënë Netanyahu.

Policia izraelite ka thënë se sulmuesit, të aramtosur me sëpata dhe thika, kanë vrarë katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se sulmuesit duket se janë palestinezë nga Jerusalemi lindor.

Zyra e udhëheqësit palestinez, Abbas, ka thënë se “presidenca dënon sulmin kundër besimtarëve hebrenj në vendin e tyre të lutjes dhe dënon vrasjen e civilëve, pa marrë parasysh se kush e ka bërë atë”.

XS
SM
MD
LG