Ndërlidhjet

logo-print

Jacobson flet për rëndësinë e sundimit të ligjit


Tracey Ann Jacobson

Tracey Ann Jacobson

Ndërtimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një sistemi të efektshëm, në të cilin qytetarët kanë besim, është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një tryezë të rrumbullaket në kuadër të fushatës “Drejtësia dhe Qytetarët”.

Jacobson ka thënë se qasja, transparenca dhe llogaridhënia në sistemin e drejtësisë janë të rëndësishme.

“Raportet ndërmjet qytetarëve dhe organeve të drejtësisë janë të rëndësishme jo vetëm për kredibilitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, por edhe në botë”.

“Mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Është diçka tjetër mundësia për të bërë ankesa, por diçka tjetër të kuptuarit e procesit se ku do të shkojë ajo ankesë. Dhe, mendoj se ende nuk kemi arritur në atë pikë”, ka thënë Jacobson, duke shtuar se organet e drejtësisë në Kosovë e kanë për detyrë të japin llogari, të punojnë pa presion dhe të jenë të paanshme.

Fushata “Drejtësia dhe qytetarët” ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës për ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve në sistem të drejtësisë, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë së vetë sistemit të drejtësisë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG