Ndërlidhjet

Stoltenberg i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Ukraina


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka “rritje serioze të pranisë ushtarake” edhe në lindje të Ukrainës, edhe në anën ruse të kufirit.

“Kjo është rritje serioze e pranisë ushtarake dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj dhe të kontribuojë në marrëveshjen për paqe”, ka thënë Stoltenberg për gazetarët në Bruksel.

Ai i ka bërë thirrje Moskës që t’iu përmbahet angazhimeve të saj në Planin e Paqes, të arritur më 5 shtator nga Kievi dhe rebelët pro-rusë, e të nënshkruar edhe nga Rusia.

Stoltenberg ka thënë se Rusia “mund të jetë pjesë e zgjidhjes së negociuar paqësore ose të vazhdojë rrugën e izolimit”.

XS
SM
MD
LG