Ndërlidhjet

Britania: Irani të jetë më fleksibil


Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Britania ka thënë se Teherani duhet të jetë më felksibil, nëse do që të arrihet marrëveshja ndërkombëtare për programin e tij bërthamor.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i ka bërë këto komente sot, në ditën kur kanë rinisur negociatat midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje, e cila do të frenonte aktivitetet bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Afat për këtë marrëveshje është vendosur 24 nëntori.

“Besoj se marrëveshja mund të arrihet”, ka thënë Hammond pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

“Por, ne nuk do të bëjmë marrëveshje të keqe. Këto negociata janë jashtëzakonisht të vështira dhe Irani duhet të tregojë më shumë fleksibilitet, nëse duam të jemi të suksesshëm”, ka shtuar Hammond.

Perëndimi dyshon se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Republika Islamike.

XS
SM
MD
LG