Ndërlidhjet

Mbi 300 kazakë, gjysma gra, luftojnë për IS-in


Kazakistan
Kazakistan

Këshilli për Siguri Kombëtare i Kazakistanit ka bërë të ditur se numri i qytetarëve kazakë që luftojnë si “xhihadistë” së bashku me militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, tejkalon shifrën 300.

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e tij thuhet se gjysma e tyre janë gra.

Autoritetet në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore kanë shprehur shqetësim se numri i shtetasve të tyre që luftojnë përkrah militantëve në Lindjen e Mesme, është në rritje.

Kazakistani dhe vendet e tjera kanë forcuar legjislacionet me qëllim frenimin e militantëve.

XS
SM
MD
LG