Ndërlidhjet

Serbia kërkon ndihmën e FBI-së për të luftuar krimin


Nebojsha Stefanoviq
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka kërkuar mbështetjen e FBI-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit kibernetik.

Ai ka kërkuar ndihmën e kësaj agjencie edhe në rastet e shkuarjes së shtetasve serbë në luftërat në Siri dhe Irak.

Mediat serbe raportojnë se Stefanoviq, me delegacionin e FBI-së në Beograd, ka biseduar edhe për mundësinë e hapjes së zyrës së këtij institucioni në Serbi.

XS
SM
MD
LG