Ndërlidhjet

Sulmi në sinagogë: Tre të vrarët kanë qenë amerikanë


Jerusalem, 18 nëntor, 2014.
Jerusalem, 18 nëntor, 2014.

Tri nga katër viktimat e sulmit vdekjeprurës në një sinagogë në Jerusalem kanë qenë shtetas amerikanë, ka konfirmuar Departamenti amerikan i Shtetit.

“Mund të konfirmojmë se tre shtetas amerikanë: Mosheh Twersky, Aryeh Kupinsky dhe Cary William Levine janë vrarë nga sulmi në Jerusalem”, ka thënë njëra nga zëdhënëset e Departamentit të Shtetit, raporton AFP.

Policia izraelite ka thënë se sulmues palestinezë, të armatosur me sëpata dhe thika, kanë vrarë sot katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të përgjigjet me “dorë të rëndë” ndaj këtij sulmi.

XS
SM
MD
LG