Ndërlidhjet

Bota numëron, 35 milion skllevër


Ilustrim

Ilustrim

Një raport thotë se më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën janë të bllokuar në format moderne të skllavërisë, ku përfshihen: punët e detyruara, martesat e detyruara, trafikimi me njerëz, robëri nga borxhi, dhe shfrytëzim seksual.

Raporti i publikuar më 17 nëntor, nga ‘Walk Free Foundation’, një organizatë joqeveritare me bazë në Australi, përfshinë 167 vende të botës.

Raporti, paraqet Uzbekistanin, njërin prej vendeve që ka shënuar rritje të skllavërisë ndaj personave që i detyrojnë të bëjnë punë të imponuara.

Më shumë se 1.2 milion njerëz në Uzbekistan, vend ky që numëron një popullsi prej 30.2 milionëve, janë të bllokuar në format moderne të skllavërisë.

Më shumë se 2 milion persona jetojnë në këtë mënyrë në Pakistan, dhe më shumë se 1 milion në Rusi.

Sipas raportit, shtetet me numrin më të madh të skllavërisë janë: India, Kina, Pakistani, Uzbekistani dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG