Ndërlidhjet

Putin: Sanksionet e perëndimit, kanë ndihmuar ndërmarrjet e brendshme


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se vendet perëndimore, kanë ‘humbur tregun ushqimorë në Rusi’, pas vendosjes së sanksioneve ndaj vendit të tij.

Ai ka thënë se, derisa Perëndimi ka humbur nga ky treg, Rusia ka fituar.

“Ne, kemi përfituar nga sjelljet jokorrekte të partnerëve tanë, të cilët kanë qenë shumë mirë të përfshirë në sektorin e bujqësisë në Rusi”, është shprehur Putin.

Ai ka shtuar se sanksionet e perëndimit, kanë bërë që industritë e brendshme të vendit të zhvillohen, të cilat për shkak importit ndërkombëtarë kanë qenë në krizë.

Për shkak krizës në lindje të Ukrainës, ku Rusia po akuzohet se po ndihmon separatistët pro-rusë për t’i luftuar forcat qeveritare, kanë shtyrë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Tashmë, të gjitha kompanitë e mëdha ruse, janë në listën e të sanksionuarve.

Ndërkohë, BE dhe SHBA-të, kanë paralajmëruar sanksione shtesë ndaj rusëve, nëse nuk tërhiqen nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG