Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët kanë avancuar në Kobani


Pamje nga Kobani

Pamje nga Kobani

Luftëtarët kurdë, kanë bërë një përparim të radhës në qytetin Kobani të Sirisë, duke dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS), prej 6 ndërtesave ku ata po qëndronin.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, ka njoftuar se kurdët janë zgjeruar me sulmet e tyre, më 18 nëntor, me ç’rast gjatë përleshjeve ata kanë vrarë 13 militantë të IS.

Përparimet e tyre kanë ardhur disa orë pasi që koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga SHBA-të, ka zhvilluar katër sulme ajrore kundër IS në Kobani, vend ky që gjendet në kufi me Turqinë.

Rami Abdulrahman, udhëheqës i Observatorit, ka thënë se militantët e IS, kontrollojnë më shumë se 50 për qind të qytetit kufitar.

IS, është zgjeruar në shumë zona të Sirisë dhe Irakut.

XS
SM
MD
LG