Ndërlidhjet

Putin: Duan që Rusia të jetë nën ndikimin e Uashingtonit


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai nuk beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan që të fyejnë Rusinë, por sipas tij, qëllimi është që Rusia të jetë nën ndikimin e Uashingtonit.

Lidhur me këtë, Putin ka folur në një Forum të Veprimit, organizuar nga Fronti Popular i Rusisë, në Kremlin, më 18 nëntor.

"SHBA-të, nuk duan që të na ofendojnë, por ata duan që të na nënshtrojnë, duan që të zgjidhin problemet në kurrizin tonë, dhe duan që ne të jemi nën ndikimin e tyre”, ka thënë ai.

“Por sipas Putin, ‘asnjëherë në historinë ruse, nuk ka arritur që dikush t’ja bëj një gjë të tillë Rusisë, dhe as që do të mund t’ja bëj ndonjëherë’.

XS
SM
MD
LG