Ndërlidhjet

Gjermania diskuton me Moskën për krizën në Ukrainë


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (majtas) gjatë takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, sot në Moskë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (majtas) gjatë takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, sot në Moskë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nga Kievi ka udhëtuar për në Moskë, ku ka takuar homologun e tij rus, më 18 nëntor.

Steinmeier dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë diskutuar për situatën në lindje të Ukrainës.

Të dy thuhet se janë pajtuar për nevojën e rikthimit të protokollit të Minskut, dialog që përfshin separatistët pro rusë, zyrtarët ukrainas, rusë dhe të OSBE-së.

Steinmeier ka thënë se ai nuk është optimist që kthimi në këtë dialog, do të arrijë që të bëj ndonjë ‘zbulim të madh’ në lindje të Ukrainës, nga konflikti i së cilës kanë vdekur më shumë se 4,000 persona.

Por ai ka shtuar se ‘do të jetë një humbje e madhe’, që të braktiset ky protokoll, në këtë kohë.

XS
SM
MD
LG