Ndërlidhjet

Ish-presidenti afgan, kritikon SHBA-të dhe perëndimin


Ish-presidenti afgan, Hamid Karzai

Ish-presidenti afgan, Hamid Karzai

Vetëm disa javë pas largimit nga detyra, ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, ka bërë disa deklarata të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë, Karzai ka thënë se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin janë ‘tensionuar shumë’ pasi që ai është shprehur kundër fushatës ushtarake amerikane në tokën afgane.

Ai e ka përshkruar vendin e tij, si një djalë i vogël përballë një muskulozi, andaj ka shtuar se nuk ka pasur mjete tjera që do të mund ta kursente Afganistanin nga keqtrajtimi i prezencës së forcave të huaja militare, përveçse të ngrisë zërin.

Karzai ka thënë se ai ka dëshiruar që Perëndimi të shkojë në Afganistan, duke menduar se do ta ndihmojnë.

Por mendimet e tij kanë ndryshuar, ka thënë ai, kur ka parë që vendi i tij po trajtohet sikur të mos ekzistojë, dhe se ‘njerëzit po konsiderohen numra, përpara se të konsiderohen qenie njerëzore’.


XS
SM
MD
LG