Ndërlidhjet

Netanyahu: Sulmuesit janë ‘kafshë njerëzore’


Kryeministri i Izrelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izrelit, Benjamin Netanyahu

Sulmuesit palestinezë që vranë katër persona në një sinagogë të Jeruzalemit, një ditë më parë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i ka quajtur ‘kafshë njerëzore’.

Në orët e vona të martën, ai ka thënë se vendi i tij është në mes të luftës kundër terrorizmit.

Netanyahu është betuar se të gjithë terroristët do t’i sjellë para drejtësisë, por të njëjtën kohë i ka paralajmëruar qytetarët se e kanë të ndaluar që të marrin ligjin në duart e tyre.

“Ligjin nuk duhet ta marrin në duar qytetarët, pavarësisht krimit dhe pavarësisht sa jeni të zemëruar’, ka thënë ai.

Netanyahu, ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që sipas tij ka injoruar në mënyrë të papërgjegjshme, krimet e Hamasit dhe të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas.

Kanë qenë dy persona, të armatosur me sëpata dhe thika të cilët kanë vrarë katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Tre nga katër viktimat, ishin shtetas amerikanë.

XS
SM
MD
LG