Ndërlidhjet

OKB kërkon nga Irani, që të ndal abuzimet dhe torturat ndaj njerëzve


Ilustrim

Ilustrim

Një komision i Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

Rezoluta thotë se në Iran, përdoret në një "frekuencë alarmuese të lartë" dënimi me vdekje.

78 vende anëtare të OKB-së, kanë votuar pro rezolutës, 35 kanë votuar kundër dhe 69 kanë abstenuar.

Draft rezoluta, kërkon nga Irani që të ndal abuzimet dhe torturat.

Rezoluta vijon pas një raporti të një hetuesi të posaçëm të OKB-së, për të drejtat e njeriut, të cilin Irani kurrë nuk i ka lejuar që të vizitojë vendin.

Përfaqësues të Iranit, kanë kundërshtuar rezolutën, duke thënë se rezoluta nuk përfshinë ‘zhvillimet pozitive’, që kanë ndodhur nga ardhja a Presidentit Hassan Rohani.

"Në kohën kur shumë pjesë të rajonit tonë janë në flakë të ekstremizmit, kjo rezolutë është kundërproduktive’, është shprehur një diplomat.

Rezoluta tani do të shkojë në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së.

XS
SM
MD
LG