Ndërlidhjet

logo-print

Ligjvënësit spanjollë, kërkojnë njohjen e shtetit të Palestinës


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit spanjollë, kanë kërkuar nga Qeveria e tyre që të njeh shtetin e Palestinës.

Një mocion simbolik, është mbështetur nga të gjitha grupimet politike në dhomën e ulët, më 18 nëntor.

Mocioni ishte i ngjajshëm, me atë të një muaji më parë që kishin Britania dhe Irlanda.

Ai është prezantuar nga opozita socialiste që i kërkon qeverisë konservatore që të njohë Palestinën, sipas të cilëve ‘vetëm bashkëjetesa e dy shteteve, Izrael dhe Palestinë, mund të mundësojë arritjen e marrëveshjeve që garantojnë paqe dhe siguri”.

Analistët thonë se këto lëvizje për njohje të Palestinës, pasqyrojnë një rritje frustrimi në Bashkimin Evropian, për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve, dhe pas dështimit të bisedimeve të paqës të sponsorizuara nga SHBA-të.

XS
SM
MD
LG