Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një viktimë, nga sulmi i fundit në Jerusalem


Ilustrim

Ilustrim

Edhe një polic i është shtuar numrit të të vrarëve, nga sulmi i djeshëm në një sinagogë të Jerusalemit, duke e ngritur kështu në pesë numrin e viktimave.

Polici, është plagosur derisa i është përgjigjur sulmuesve që vranë besimtarët në sinagogë.

Katër të tjerë janë vrarë nga sulmi në një sinagogë të Jerusalemit, i kryer nga dy palestinezë të armatosur me sëpata dhe thika, të cilët më pas u qëlluan për vdekje nga autoritetet e rendit.

Tre prej katër viktimave ishin amerikanë, dhe një britanik.


XS
SM
MD
LG