Ndërlidhjet

Në Londër vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shtyrë mbrapa takimin në Vjenë, ku negociatorët ndërkombëtarë do të takoheshin për të arritur një marrëveshje lidhur me programin nuklear të Iranit.

Sekretari Kerry është pritur që të arrijë në mes të kësaj jave në Vjenë, por, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Kerry do të vazhdojë qëndrimin e tij në Londër më 19 nëntor, ndërsa do të udhëtojë për në Paris më 20 nëntor.

Me negociatorët që to t'i takonte në Vjenë, Kerry do të flasë gjatë qëndrimit në Londër, ka njoftuar Psaki.

Kurse në Paris, ai do të bisedojë ndaras me negociatorët e Iranit dhe me ministrat e Jashtëm francez.

Ndryshe, zyrtarë të ndryshëm kanë deklaruar se mes Iranit dhe fuqive botërore perëndimore, vazhdon të ketë dallime thelbësore.

Gjashtë fuqi botërore, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, që ky vend të ndalë zhvillimin e programeve bërthamore, në këmbim të zvogëlimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja, është caktuar që të arrihet më së largu më 24 nëntor.

XS
SM
MD
LG