Ndërlidhjet

Lavrov: Kriza në Ukrainë, rezultat i perëndimit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Rusia ka akuzuar Perëndimin për krizën në Ukrainë, duke thënë se trazirat politike dhe konflikti i armatosur atje, është rezultat i 25 vjetëve të përpjekjeve nga ana e vendeve perëndimore për të forcuar sigurinë e tyre në kurriz të të tjerëve'.

Duke i’u adresuar parlamentit rus, sot më 19 nëntor, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Perëndimi “duhet të mbështes procesin e marrëveshjeve reciprokisht të pranueshme, e jo të mbështes partinë e luftës në Kiev, duke mbyllur sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, mungesës së ligjit, dhe krimeve të luftës".

Lavrov ndër tjerash ka shtuar, se me një çastje të tillë, nuk sheh alternativë që dërgon në një bashkëpunim mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG