Ndërlidhjet

Rusia, thotë se nuk e detyron askënd që të njeh Krimenë si pjesë të saj.


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska nuk do t’ju bëj presion ‘aleatëve të saj’ që ta njohin Krimenë si pjesë të Rusisë, ose që të njohin si të pavarura rajonet e ndara nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.

Gjatë një seance me pyetje-përgjigjje, pas takimit në parlamentin e Rusisë, sot më 19 nëntor, Lavrov ka thënë se grupet e sigurisë edhe ekonomisë që Rusia është duke i ndërtuar me ish-republikat sovjetike, kanë për qëllim që të ‘mbrojnë interesat legjitime të vendit’.

Në disa çështje, duke përfshirë statusin e Abkhazisë, Osetisë Jugore apo të historisë së Krimesë, Lavrov ka thënë se Rusia nuk pret që partnerët e saj të ndajnë të njëjtat vlerësime me vendin e tyre.

“Ne nuk duam që t’i vëmë ato në ndonjë pozitë të vështirë, në qoftë se për ndonjë arsye ato janë të pakëndshme për ta”, ka thënë Lavrov.

Këto deklarata, kanë ardhur me qëllim që të ulen shqetësimet midis republikave ish-sovjetike, lidhur me Rusinë e cila aneksoi Krimenë në muajin mars, e që akuzohet nga Kievi dhe Perëndimi.

XS
SM
MD
LG