Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në pjesën kurde të Irakut


Pamje nga sulmi i sotëm në Irbil, në Irak

Pamje nga sulmi i sotëm në Irbil, në Irak

Një zëdhënës i rajonit autonom kurd të Irakut, thotë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një automjet të ngarkuar me eksploziv, në afërsi të selisë së qeverisë provinciale në kryeqytetin Irbil.

Zëdhënësi, Hamza Hamed, ka thënë se shpërthimi ka goditur postbllokun kryesor në rrugën që të dërgon tek ndërtesa, afër një pjese historike në qendër të qytetit.

Hamza ka bërë të ditur se sulmi ka shkaktuar viktima, por ende nuk mund të dihet numri i saktë. Por sipas mediave lokale, thuhet se më së paku janë vrarë katër persona.

Rajoni kurd i Irakut, është përgjithësisht i liruar nga krimet, të cilat janë prezente në pjesë tjera të vendit.

Por, trupat kurde peshmerga, janë në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Irbil, gjendet afër linjës së parë të fronit, ku IS ka avancuar deri në 30 kilometra afër këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG