Ndërlidhjet

Dënohet me vrasje babai dhe vëllezërit që vranë motrën në emër të ‘nderit’


Ilustrim

Ilustrim

Katër të afërmit e një gruaje shtatzënë pakistaneze, të cilën e kanë goditur deri në vdekje, në emër të të ashtuquajturës ‘nder’, janë dënuar me vdekje.

Një zyrtar i Gjykatës ka thënë se të dënuarit janë babai i viktimës Igbal, Farzana, dy vëllezërit e saj, dhe një burrë që pretendon se ka qenë ish-burri i viktimës.

Të katërtit, janë gjetur fajtorë, se kanë goditur atë deri në vdekje, duke përdorur tulla, në veri-lindje të qytetit Lahore, me arsyen e vetme, sepse nuk janë pajtuar me martesën e vajzës.

Viktima Igbal, 25 vjeçare, ka zgjuar reagimin e ndërkombëtarëve, lidhur me dhunën ndaj gruas në Pakistan.

Komisioni pakistanez për të Drejtat e Njeriut, ka bërë të ditur se në vitin 2013, janë regjistruar 869 vrasje në emër të ‘nderit, edhe pse besohet se shumë raste të tilla nuk raportohen fare.


XS
SM
MD
LG