Ndërlidhjet

OKB paralajmëron: Virusi HIV/AIDS mund të dalë nga kontrolli


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i Kombeve të Bashkuara OKB, thotë se bota duhet t'i rrisë përpjekjet e saj për të ndalur përhapjen e mëtejmë të virusit HIV/AIDS, në të kundërtën ‘epidemia do të dalë nga kontrolli’.

Raporti nga programi i përbashkët i OKB-së, për HIV dhe AIDS (UNAIDS), bën thirrje për miratimin e një plani të shpejtë pesë-vjeçarë, që do të përcaktojë objektivat për t'iu kundërvënë virusit.

Qëllimi i UNAIDS është që të parandalojë të paktën 28 milion njerëz nga infektimi me këtë virus, deri në vitin 2030, dhe që përfundimisht të sjellë fundin e kërcënimit shëndetësor që virusi përbën në mbarë botën.

Michel Sidibe, drejtor ekzekutiv i UNAIDS, ka thënë se ‘i kemi pesë vite në dispozicion që të luftojmë dhe të parandalojmë këtë sëmundje, ose të rrezikojmë që virusi të dalë jashtë kontrollit’.

Virusi HIV që shkakton AIDS, i cili transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale dhe transfuzionit të gjakut, për të cilën nuk ka shërim, gjatë 30 viteve të fundit, ka vrarë rreth 40 milion njerëz.


XS
SM
MD
LG