Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk: Nuk bisedojmë me mercenarët e Rusisë


Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka refuzuar thirrjen e Rusisë për bisedime direkte mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë. Ai ka thënë se qeveria e Ukrainës nuk do të flasë me ‘mercenarët’ e Moskës.

Yatsenyuk ka folur gjatë një takimi në qeveri, pasi që minsitri i Jashtëm, rus Sergei Lavrov, ka thënë që Moska dëshiron që të ‘ndërtojë kontakte stabile mes Kievit dhe përfaqësuesve të Donbasit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët’.

(Donbas, është term që Rusia e përdor për rajonin lindor të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë, kontrollojnë pjesë të mëdha në dy provinca).

Yatsenyuk, i është përgjigjur në gjuhën ruse thirrjeve të tilla, duke thënë se ’Ukraina nuk do të bisedojë me mercenarët tuaj’.

Ai ka kërkuar nga Moska, që të ndërpresë lojërat e tilla, dhe të tërheq rebelët nga territori i tyre.

“Nëse doni paqe, zbatoni marrëveshjen e Minskut”, ka thënë Yatsenyuk, duke i’u referuar marrëveshjës së 5 shtatorit, të cilën e ka nënshkruar Rusia, përmes së cilës kërkohet armëpushim në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG