Ndërlidhjet

Joseph Biden viziton Ukrainën


Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden, më 20 nëntor do të vizitojë Ukrainën, ku do të qëndrojë dy ditë.

Vizitën e ka paralajmëruar ambasadori amerikan në Kiev, Geoffrey Pyatt.

Biden vjen në Kiev, kohën kur ky vend po ballafaqohet me tensione të larta me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kiev, thuhet se Biden dhe gruaja e tij, do të arrijnë në Ukrainë më 20 nëntor në mesditë.

Biden do të takojë kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk më 21 nëntor, dhe më pas do të ketë një drekë pune me Presidentin Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG