Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu, aktivistja kazake


Roza Tuletaeva

Roza Tuletaeva

Aktivistja kazake, Roza Tuletaeva, e burgosur me akuzën se ka organizuar protesta të dhunshme në jug-perëndim të Kazakistanit, është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur, vajza e saj, Aliya, për shërbimin kazak të Radios Evropa e Lirë.

Policia ka vrarë më së paku 16 persona, gjatë një proteste të punëtorëve të naftës, në dhjetor 2011, në qytetin Zhanaozen në jug-perëndim të Kazakistanit.

Tuletaeva, ish-punëtore e ndërmarrjes ‘OzenMunaiGaz’, në qershor 2012 është dënuar me shtatë vjet burg, para se dënimi i saj të ulet në pesë vite.

Bashkë me të, janë dënuar edhe dhjetëra aktivistë të tjerë.

Organizata për të drejtat ndërkombëtare dhe vendase, kanë dënuar shpërndarjen e dhunshme të punëtorëve të naftës, të cilët po kërkonin pagat e papaguara.

XS
SM
MD
LG