Ndërlidhjet

Miss Hondurasi gjendet e vdekur bashkë me të motrën


Maria Jose Alvarado, Miss Honduras 2014

Maria Jose Alvarado, Miss Honduras 2014

Miss Honduras 2014, Maria Jose Alvarado, është gjetur e vdekur vetëm disa ditë para se ajo të merrte pjesë në konkursin e bukurisë Miss Bota në Londër, shkruan Reuters.

Trupi i Maria Jose Alvarado 19 vjeçare dhe i motrës saj, janë gjetur të varrosur afër një lumi në rajonin malor të Santa Barbaras, rreth 180 km nga kryeqyteti Tegucigalpa, ka bërë të ditur Leandro Osorio, kreu i njësisë së hetimeve penale.

Alvarado, studente e cila aspironte karrierë diplomatike, është pritur të marrë pjesë në Miss Bota, eveniment që do të fillon të enjtën dhe përfundon më 14 dhjetor në Londër.

Ajo dhe motra e saj, janë shpallur të zhdukura nga 13 nëntori, kur për herë të fundit janë parë duke u larguar nga një festë me një makinë pa targa.

"Konfirmoj se motrat janë gjetur. Kemi gjetur edhe armën e vrasjes dhe mjetin me të cilin ato janë transportuar në vendin ku janë varrosur ", ka thënë Osorio për një televizion lokal.

Ministri i Brendshëm, Arturo Corrales, ka thënë se Plutarco Ruiz, i dashuri i motrës së Miss-it, është përgjegjës për krimin.

Ai është arrestuar nga policia së bashku me një tjetër person.

Alvarado është zgjedhur Miss Honduras 2014 në prill.

XS
SM
MD
LG