Ndërlidhjet

Edhe një francez në videon e IS-it


Punëtori amerikan i ndihmës, Peter Kassig, që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.
Punëtori amerikan i ndihmës, Peter Kassig, që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.

Franca ka konfirmuar se edhe një shtetas francez shihet në videon, e cila tregon kokën e prerë të një pengu amerikan, si dhe të disa ushtarëve sirianë, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Mediat franceze citojnë burimet zyrtare të kenë thënë se ai është një 22-vjeçar nga rrethinat e Parisit.

Më herët, Qeveria franceze ka identifikuar shtetasin Maxime Hauchard si militant në këtë video.

Videoja është shfaqur në fundjavë dhe tregon kokën e prerë të punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig, dhe të dhjetëra ushtarëve sirianë.

XS
SM
MD
LG