Ndërlidhjet

Presidencialet në Kroaci më 28 dhjetor


Presidenti aktual i Kroacisë, Ivo Josipoviq.
Presidenti aktual i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Zgjedhjet për presidentin e Kroacisë do të mbahen më 28 dhjetor, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Nikolla Jelliq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sido që të jetë, vendimin formal, Qeveria kroate do ta marrë në mbledhjen e nesërme.

Përveç presidentit aktual, Ivo Josipoviq, kandidaturat i kanë paralajmëruar edhe Kolinda Grabar Kitaroviq, Millan Kujunxhiq, Ivan Grubishiq, Anto Gjapiq dhe Ivan Rude.

Kandidati presidencial duhet të ketë së paku 10,000 nënshkrime për kandidaturën e tij.

XS
SM
MD
LG