Ndërlidhjet

Obama do të dalë me planet për migracionin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet të bëjë publike planet e tij për të përdorur kompetencat thelbësore ekzekutive, për miratimin e ndryshimeve në politikën e imigracionit.

Disa media amerikane raportojnë se ai do ta shpalosë strategjinë e tij të enjten.

Veprimi mund të heqë kërcënimin e dëbimit për rreth pesë milionë imigrantë pa dokumente.

Republikanët në Kongres thonë se një veprim i tillë është përtej autoritetit të Obamës dhe paralajmërojnë se do ta luftojnë iniciativën.

Obama ka thënë se Kongresit i është dhënë mundësi e mjaftueshme për të dalë me planin e tij, por ai nuk ka arritur.

Plani i Obamës mbron nga dëbimi ata të rinj, të cilët janë sjellë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht si fëmijë.

Plani përfshin edhe prindërit e fëmijëve që janë shtetas të SHBA-së ose banorë të ligjshëm.

XS
SM
MD
LG