Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet kompleksi i ndërkombëtarëve pranë Kabulit


Afganistan

Afganistan

Militantët kanë sulmuar një kompleks banimi në periferi të Kabulit, i cili strehon shtetas të huaj.

Makina bombë ka shpërthyer pranë Fshatit të Gjelbër dhe është ndjekur me breshëri të shtënash me armë.

Forcat e sigurisë kanë bllokuar rrugët në pjesën lindore të kryeqytetit.

Burimet zyrtare thonë se nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Në Fshatin e Gjelbër jetojnë të huaj që punojnë për shërbime ndërkombëtare në Afganistan.

XS
SM
MD
LG