Ndërlidhjet

Franca identifikon shtetasin e dytë në videon e IS-it


Punëtori amerikan i ndihmës, Peter Kassig, që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.
Punëtori amerikan i ndihmës, Peter Kassig, që është ekzekutuar me prerje koke nga militantët e Shtetit Islamik.

Franca ka identifikuar shtetasin e dytë francez në videon, e cila tregon ekzekutimet me heqje koke të disa ushtarëve sirianë dhe të një punëtori amerikan të ndihmës nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Sipas autoriteteve franceze, bëhet fjalë për Mickael Dos Santos, 22 vjeç.

Santos, i konvertuar në Islam, vjen nga një lagje e Parisit.

Militanti tjetër francez në po të njëjtën video është identifikuar si Maxime Hauchard.

Videoja është shfaqur në fundjavë dhe tregon kokën e prerë të punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig, dhe të dhjetëra ushtarëve sirianë.

Rreth 1,000 xhihadistë francezë besohet se luftojnë në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG