Ndërlidhjet

7 të vdekur nga bora “rekorde” në Nju Jork


Ilustrim

Ilustrim

Së paku shtatë njerëz kanë humbur jetën nga stuhia e borës në shtetin e Nju Jorkut, e cila ka arritur lartësinë 1.5 metra.

Autoritetet po përgatiten për një valë të re të reshjeve.

Guverntaori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se kjo stuhi është një “ngjarje historike” që do të thyejë rekorde.

Mbi 100 anëtarë të Gardës Kombëtare janë shpërndarë në Nju Jork për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Rreth 20 njerëz kanë vdekur në gjithë SHBA-në, si pasojë e motit të ligë, qysh të shtunën.

XS
SM
MD
LG