Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme të reja kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka thënë se aeroplanët e saj luftarakë kanë kryer sulme të reja kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) dhe të grupit Khorasan në Siri.

Komanda Qendrore ka thënë se mbi 20 sulme kundër militantëve janë kryer edhe në Irak, pranë qyteteve Kirkuk dhe Mosul.

Sulmet e reja vijnë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar në fundjavë një video, në të cilën thonë se kanë prerë kokat e disa ushtarëve sirianë dhe të një punëtori amerikan të ndihmës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shteti Islamik mund të rritet në mbarë botën dhe se SHBA-ja duhet të mbetet thellë e angazhuar në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG