Ndërlidhjet

Koreja V. kërcënon me provë bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë një provë bërthamore.

Paralajmërimi vjen pasi Komiteti për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar të martën një rezolutë, e cila kërkon që Koreja e Veriut të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krime të dyshuara kundër njerëzimt.

Ministria e Jashtme verikoreane ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për orkestrimin e rezolutës.

Ajo ka thënë se rezoluta bazohet në “dëshmi të fabrikuara” të disidentëve verikoreanë dhe se është “shpifje kundër Phenianit”.

Koreja e Veriut ka kryer teste bërthamore më 2006, 2009 dhe 2013.

XS
SM
MD
LG