Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohet busti i Havelit në Kongres


Busti i Havelit në selinë e Kongresit amerikan.

Busti i Havelit në selinë e Kongresit amerikan.

Kongresistët amerikanë kanë zbuluar bustin e ish-presidentit të ndjerë çek, Vaclav Havel, në selinë e Kongresit.

Ceremonia në Uashington është ndjekur edhe nga e veja e Havelit, Dagmar, dhe kryeministri çek, Bohuslav Sobotka.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, ka thënë se Haveli, disidenti që ka udhëhequr Revolucionin e Kadifenjtë në Çekosllovaki më 1989, “ka nënshtruar komunistët, duke përdorur një armë që atyre nuk u është përshtatur – e ajo ka qenë e vërteta”.

Busti i Havelit qëndron në Kongres së bashku me tre të buste të tjera të liderëve të shquar, në mesin e tyre ish-kryeministri britanik, Winston Churchill.

Zbulimi i bustit të Havelit është bërë në 25-vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë.

XS
SM
MD
LG