Ndërlidhjet

Komisionari për fqinjësi i BE-së viziton Serbinë


Johannes Hahn

Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, qëndron sot në Beograd.

“Vizita në fillim të mandatit të Hahnit është shenjë e qartë se negociatat për zgjerimin e BE-së janë prioritet si edhe më parë. Ajo po ashtu tregon për angazhimin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane”, ka thënë Komisioni Evropian, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Pritet që Hahn të takojë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, dhe zyrtarë të tjerë të shtetit serb.

Hahn do të qëndrojë të premten në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG