Ndërlidhjet

Dy gra vdesin, ambasadori bjellorus në Rusi plagoset


Ambasadori bjellorus në Rusi, Ihar Petryshenka.

Ambasadori bjellorus në Rusi, Ihar Petryshenka.

Dy gra kanë vdekur pasi makina e ambasadorit bjellorus në Moskë është përplasur me një makinë tjetër në perëndim të Rusisë.

Ambasadori Ihar Petryshenka dhe vozitësi i tij janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën në provincën Smolensk, njofton sot Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Ambasada e Bjellorusisë në Moskë ka thënë se Petryshenka ka shprehur “ngushëllime të sinqerta” për dy gratë që kanë qenë në makinën tjetër.

Auroritetet ruse po hetojnë aksidentin.

XS
SM
MD
LG