Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Komisioni Evropian dhe familja evropiane do të jenë partnerë të Serbisë, në rrugën e anëtarësimit në BE.
Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku ka takuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Hahn ka thënë se është i bindur se Serbia, në javët apo muajt e ardhshëm, do të hapë ndonjë kapitull të negociatave me BE-në.
Ai ka thënë se është praktikë që së pari të hapen kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.
Hahn do të qëndrojë të premten në Mal të Zi.