Ndërlidhjet

logo-print

Ministri rus i Mbrojtjes për vizitë në Pakistan


Sergei Shoigu

Sergei Shoigu

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka arritur në Pakistan për një vizitë zyrtare.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se Shoigu do të bisedojë me homologun pakistanez, Khawaja Asif, si dhe me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif.

Konashenkov ka bërë të ditur se Shoigu dhe zyrtarët pakistanezë do të flasin për sigurinë rajonale dhe për mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ushtarak.

XS
SM
MD
LG