Ndërlidhjet

Kerry iu bashkohet bisedimeve për Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se sekretari i shtetit, John Kerry, do të udhëtojë sot drejt Vjenës, për t’iu bashkuar negociatave për programin bërthamor të Iranit.

Zëdhënësja Jen Psaki ka thënë se Kerry do të takojë negociatorët amerikanë para se të bisedojë me të tjerët.

Kerry aktualisht ndodhet në Paris.

Negociatorët ndërkombëtarë në Vjenë po bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshje me Iranin, sipas së cilës, Republika Islamike do të frenonte aktivitetet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Afat për këtë marrëveshje është caktuar 24 nëntori.

Por, zyrtarët perëndimorë janë cituar të kenë thënë se ka ende mospajtime midis palëve.

XS
SM
MD
LG