Ndërlidhjet

Ukrainë: Mbi 950 të vrarë pavarësisht armëpushimit


Ukrainë
Ukrainë

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet në lindje të Ukrainës kanë vrarë rreth 13 njerëz në ditë prejse armëpushimi midis forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë ka hyrë në fuqi më 5 shtator.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, i ka bërë publike shifrat.

Agjencia për të drejta e OKB-së ka thënë se së paku 4,317 njerëz janë vrarë dhe 9,921 të tjerë janë plagosur prejse ka nisur konflikti në Ukrainë, në muajin prill.

Po sipas kësaj agjencie, 957 vdekje janë regjistruar midis 5 shtatorit dhe 18 nëntorit, çfarë do të thotë se ka pasur shkelje të përditshme të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG