Ndërlidhjet

Qëllohet misioni i OSBE-së në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se një grup i monitoruesve të saj është qëlluar nga një person me uniformë në lindje të Ukrainës.

OSBE-ja ka thënë përmes një deklarate se personi ka shtënë dy herë në drejtim të automjeteve të saj pranë qytetit Marinka.

OSBE-ja nuk ka fajësuar as forcat qeveritare, as separatistët pro-rusë, por ka thënë se incidenti ka ndodhur në një territor që kontrollohet nga qeveria.

Monitoruesit e OSBE-së vëzhgojnë armëpushimin e 5 shtatorit midis forcave ukrainase dhe rebelëve, i cili është shkelur në masë të madhe.

XS
SM
MD
LG