Ndërlidhjet

Hahn: Serbia t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë


Beograd, 20 nëntor 2014.
Beograd, 20 nëntor 2014.

Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Serbia duhet të bëjë më shumë për të përparuar në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për gazetën beogradase “Veçernje Novosti”, ai u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që t’i bashkohen BE-së në vendosjen e sanksioneve për Rusinë.

Hahn po qëndron sot në Beograd.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Hahn ka thënë se hapja e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Serbinë është vetëm “akt formal”.

“Është shumë më e rëndësishme që vendi të përgatitet për këtë proces”, ka thënë Hahn.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG