Ndërlidhjet

Autoritetet kazake mbyllin një gazetë të pavarur


Gulzhan Yergalieva, kryeredaktore e gazetës "Adam bol".
Gulzhan Yergalieva, kryeredaktore e gazetës "Adam bol".

Një gjykatë në Kazakistan ka urdhëruar mbylljen e një gazete të pavarur, që ka vëzhguar autoritetet për çështjet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin.

Redaktorët e gazetës “Adam bol” (Ji njeri) thonë se vendimi i gjykatës në Almati iu është kumtuar atyre sot.

Zyra e kryetarit të Almatit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gazeta është mbyllur për shkak të shkeljes së ligjeve që ndalojnë “përhapjen e ndryshimeve të detyrueshme në strukturën kushtetuese të vendit, duke kërcënuar integritetin territorial dhe sigurinë, si dhe duke nxitur urrejtje etnike, fetare dhe sociale”.

Gazeta udhëhiqet nga Gulzhan Erghalieva, një gazetare e cila është ballafaquar me kërcënime të shumta nga policia.

XS
SM
MD
LG