Ndërlidhjet

Mbetet në fuqi urdhër-arresti për Assange


Julian Assange
Julian Assange

Një gjykatë në Suedi ka mbajtur në fuqi urdhërin për arrest kundër themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, në një rast të sulmit seksual.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Assanges që të revokohet urdhër-arresti, i lëshuar në vitin 2010.

Dy gra në Suedi akuzojnë Assangen për sulm seksual.

Assange i hedh poshtë akuzat dhe ka gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, qysh në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin.

Ai thotë se ka frikë se Suedia mund ta dërgojë në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me ndjekje penale për publikimin dokumenteve të klasifikuara amerikane në WikiLeaks, më 2010.

XS
SM
MD
LG